Aktuale

Thaçi: Demarkacioni duhet të ratifikohet brenda 10 ditësh (Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi duhet të miratohet brenda 10 ditësh. Në të kundërtën, tha Thaçi, vendi do të humbas shumë.

“Parlamenti i Kosovës duhet të votojë në 10 ditëshin e ardhshëm, para se të shkojmë në pushim sepse mund të vonohemi shumë dhe mund të humbim hapin me një çmim të jashtëzakonshëm të shtetit për të ardhmen auropiane”, tha Thaçi i ftuar në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova.