Aktuale

Thaçi dekreton Ligjin për Buxhetin

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë të ditur se ka dekretuar Ligjin për Buxhetin me plotësimet dhe ndryshimet e tij.

Lajmin presidenti e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit social Facebook:

Sapo nënshkrova dekretin e Ligjit për Buxhetin me plotësimet dhe ndryshimet e tij. Riorientimi i mjeteve i bërë me rishikimin buxhetor synon zhvillim më të qëndrueshëm dhe stabilitet makroekonomik. HTH