Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar sot senatorin amerikan John Mc Cain me titullin “Urdhër i Lirisë”.
Gjatë ndarjes së çmimit Thaçi i është drejtuar me disa fjalë mirënjohëse senatorit amerikan, shkruan Indeksonline.
Thaçi i ka rikujtuar senatorit se tërë jeta e tij ka qenë një përpjekje për liri. Derisa me punën e angazhimin e tij është dëshmuar se liria është e drejtë për secilin komb.
“I nderuar senator është për mua kënaqësi që të ndaj cmimin urdhër I lirisë. E tërë jeta juaj është një përpjekje për liri. Ju u bëtë zëri ynë kur ne nuk kishim zë. Ju me punën dhe angazhimin tuaj dëshmuat se liria është e drejtë fundamentale për secilin individ dhe komb. I nderuar senator për kontributin për liri dhe pavërsi si dhe partneritetin Kosovën ju dekoroj me urdhërin e lirisë. Zoti ju bekoftë ju dhe familjen. Zoti e bekoftë miqësinë me SHBA-në”, është shprehur Thaçi . /Indeksonline/