Aktuale

Thaçi: Deklaratat e BE-së të gërditshme dhe bajate, thotë se kërcënim është Beogradi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, duke iu përgjigjur kritikave të zyrtarëve të BE-së, të cilët deklarimet e presidentit Thaçi për bashkim kombëtar i kanë quajtur kërcënim për BE-në, tha se kërcënim për BE është nacionalizmi serb e jo deklaratat e tij. Ndërsa deklaratat e zyrtarëve të BE-së, i quajti bajate dhe të gërditshme.

“Kërcenim për BE është nacionalizimi serb. Është Beogradi që është duke punuar në destabilizimin e rajonit dhe instalimin e ndikimit të fuqishëm së Rusisë në Serbi prej bazave ushtarake deri tek miat rus. Dhe kjo përkëdhelje nga zyrtarët e BE me Beogradin dhe këto deklarime janë shumë bajate, të gërditshme, neveritëse dhe të papranueshme për Kosovën. Në veçanti ne këtë vonesë të pajustifikueshme, për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën”, tha ai. /KP