Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i pikëlluar me vdekjen e ish presidentit të Francës Jacques Chirac në moshën 86 vjeçare.
Kreu i shtetit të Kosovës ka vlerësuar lartë figurën e ish presidentit francez, duke thënë se ishte ndër figurat me të mëdha të politikës botërore që i doli në ndihmë Kosovës, kur ishte në ditët me të vështira.
“Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e ish-presidentit të Francës, Jacques Chirac. Ai ishte njëra prej figurave të mëdha të politikës botërore që i doli në ndihmë Kosovës në ditët më të vështira”, ka thënë Thaçi.
Presidenti Thaçi ka shtuar se Jacques Chirac do ta ketë përjetësisht mirënjohjen dhe falënderimin e popullit të Kosovës. /FaktePlus