Aktuale

Thaçi bojkotohet nga deputetët e opozitës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka filluar fjalimin e tij vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Fjalimin e tij e kanë bojkotuar deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në seancë janë prezent deputetët e koalicionit PDK-AAK-Nisma si dhe kabineti qeveritar me në krye kryeministrin Ramush Haradinaj./KosovaPress/