Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje dhe NISMA për Kosovën nuk qëndruan gjatë fjalimit të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ky i fundit vazhdoi duke thënë se partitë politike në Kosovë kanë një bashkëpunim, pasi sipas tij, vendin po e presin vendime të mëdha siç janë: çështja e Demarkacionit, transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri dhe ajo e Asociacionit.“Për dallim nga e kaluara, sot kemi nevojë për përkrahje për projektin e fuqizimit të demokracisë. Betejat politike të mos jenë beteja për personalitete. Unë si president kam promovuar idenë e dekriminalizimit të ideve të partive politike.
Kam iniciuar idenë që të ketë kod të mirësjelljes ndërmjet partive politike”, ka thënë Thaçi.“Partitë politike, sidomos gjeneratat e reja të politikanëve, sigurisht që do të përfitojnë nga këto projekte. Vetëm duke ballafaquar idetë tona do të gjejmë rrugën e Kosovës. FSK-ja, demarkacioni, asociacioni janë vetëm disa nga detyrat që duhet t’i kryejmë. Këto janë momente kur partitë politike duhet të tregojnë pjekuri dhe bashkëpunim”, ka thënë Thaçi gjatë konferencës “Lansimi i programit të Fondacionit Westminister për Demokraci në Kosovë”.Pjesë e kësaj konference ishte edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Conell, dhe përfaqësues të partive politike dhe të shoqërisë civile.