Aktuale

Thaçi beson në bashkim të pozitës dhe opozitës pas debatit të 3 gushtit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur bindjen se debati për Demarkacionin i caktuar për 3 gusht do bashkojë pozitën dhe opozitën, të cilat kanë qëndrime të ndryshme sa i përket përcaktimit të vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Thaçi në një deklarim për media lidhur më këtë çështje pas takimit që ka zhvilluar me kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka vlerësuar se duhet lënë anash politikat ditore dhe para tyre të vendosen interesat shtetërore.

“Debati që do të zhvillohet me 3 gusht për demarkacionin do të jetë në koncesion për aprovimin apo votimin pa dallim partie për ketë çështje që është në interes për Kosovën dhe Malin e Zi. Kjo çështje duhet ta bashkoj spektrin politik që interesat shtetërore t’i vë para interesave të shtetit”, tha Thaçi.

Ndërsa duke komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçiq se nuk dëshiron që të ketë kufij me Kosovën, ka rekomanduar të lexohet kapitulli i 35-të për integrime evropiane.