Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Bashkimi Evropian (BE-ja) po ia bënë të padrejtë Kosovës me mos liberalizimin e vizave. Sipas tij, pa ia hequr vizat vendit, BE-ja s’mund të marrë rol në dialogun me Serbinë, raporton portali “Front Online”.
I pari i shtetit ka kritikuar edhe të deleguarin e BE-së në dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak, i cili, sipas tij, nuk është njeriu më kredibil me udhëheqe këtë proces.
“Ai asnjë përpjekje nuk e ka bërë për njohje të pavarësisë së Kosovës. Poashtu ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, prandaj besimi i vendit ndaj z. Lajçak është zero”, ka potencuar Thaçi.