Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka dërguar mesazh autoriteteve të Bashkimit Evropian (BE) se nuk do të ulet në tavolinën e bisedimeve me palën serbe në Bruksel pa u hequr vizat për Kosovën, raporton portali “Front Online”.
“Qëndrimi im si president i Kosovës është se pa u hequr vizat nga BE-ja për kosovarët unë nuk ulem në tavolinën e bisedimeve në Bruksel”, ka deklaruar Thaçi.
Ai ka kritikuar BE-në për qëndrimin jounik rreth liberalizimit të vizave për Kosovën, sidomos të 5 shteteve mosnjohëse të pavarësisë së vendit.
Thaçi ka thënë se SHBA-ja duhet t’i prij negociatave finale me Serbinë