Aktuale

Thaçi: Arbëreshët janë model unik i qëndresës së një komuniteti

Presidenti Hashim Thaçi është duke qëndruar për një vizitë në Kalabri të Italisë.Thaçi për dy ditë ka zhvilluar takime të shumta me arbëreshët atje.

“Me komunitetin arbëresh në Ungro dhe Shën Mitër, që ende e ruajnë gjuhën e të parëve tanë – i ruajnë traditat, besimin, rapsoditë dhe vallet”, ka shkruar sot Thaçi në Facebook pas një aktiviteti tjetër që e ka zhvilluar.

“Arbëreshët janë model unik i qëndresës së një komuniteti, që me shekuj larg atdheut mëmë ende e ruajnë identitetin e tyre”.