Në Spitalin e Tetovës mbrëmë rreth orës 21:55 janë dërguar dy persona të lënduar me thikë – I.N.(47) dhe S.S.(31) nga f.Pallativë i Tetovës, ku u është dhënë ndihmë mjekësore, por për shkak të seriozitetit të plagëve (plagë thike në pjesën e shpinës) I.N. është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup.
Policia ka kryer ekspertizë në shtëpinë e S.S., me ç’rast është konstatuar se S.H.(55) nga f. Arnaqi Saraj i Shkupit, i cili ka qenë mysafir te dhëndri i tij S.S., ka filluar grindje verbale me I.N. me ç’rast ka nxjerrë thikë me të cilën i ka shkaktuar goditje I.N. në pjesën e shpinës ndërsa S.S. gjatë tentimit që t’ia marrë thikën S.H. ka marrë të prera në pjesën e duarve.
Pas ngjarjes S.H. vetëm është paraqitur në polici, me ç’rast është realizuar bisedë. Policia ka ndërmarrë masa për pastrim të plotë të rastit.