Rajon & Botë

Tetë viktima të reja të koronavirusit në Angli

Gjatë 24 orëve të kaluara, në spitalet angleze janë shënuar tetë raste të personave që kanë vdekur nga Covid-19, duke e çuar shifrën e përgjithshme të viktimave në 29,619.

Pacientët e vdekur ishin nga mosha 43 deri 92-vjeçare dhe të gjithë kishin edhe probleme të tjera shëndetësore.

Datat e vdekjeve ishin 5, 6 dhe 7 shtator, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Britania e Madhe është në mesin e vendeve më të prekura nga virusi i ri në Evropë dhe në botë.

Deri më tani, në këtë shtet janë regjistruar 350,100 persona të infektuar dhe 41,554 viktima, sipas të dhënave të faqes Worldometers.