Kanceri i zorrëve mund të zbulohet më shpejt në pacientë falë një prove të re që mund të tregojë rrezikun e sëmundjes vdekjeprurëse.
Një test i ri i shqyrtimit është parë si mënyra më efektive për të treguar rrezikun e kancerit kolorektal.
Hulumtimet e reja kanë zbuluar se teknologjia e avancuar e algoritmeve kompjuterike mund të tregojë me sukses nivelet e rrezikut, duke analizuar rezultatet e mëparshme të testimit të gjakut në të dhënat ekzistuese mjekësore të pacientëve.
Studimet e reja kanë zbuluar përmes teknologjisë së algoritmit të avancuar të kompjuterit mundet me sukses të tregojë nivelin e rrezikut, duke analizuar rezultate e mëhershme të testit të gjakut të pacientëve.
Algoritmi i teknologjisë- analiza matematikore e të dhënave- ka çuar deri te mundësia e kërkimit të shpejtë të të dhënave NHS, për të përcaktuar nëse pacienti është në rrezik nga kanceri kolorektal.
Kanceri i zorrëve është njëri nga format e zakonshme në Britaninë e Madhe, transmeton KosovaPress.
Ekspertët besojnë se zbulimi i ri ka potencial për të shpëtuar jetë përmes detektimit të hershëm, gjë e cila do të reduktonte edhe nevojën për shpenzime të larta.
Algoritmi është testuar në dy vitet e kaluara nga Universiteti i Oksfordit dhe është formuar nga Qendra për kërkime biomedikale NIHR Oxford.
Rezultatet tregojnë se ky zhvillim i ri medikal mund të ndihmojë programin aktual të testimit të kancerit nga NHS dhe mund të vlerësojë rrezikun për sëmundjen potenciale vdekjeprurëse më saktë.