Aktuale

Testi elektronik për patentë ende nuk ka filluar

Ndonëse është përfolur me vite që të realizohet në mënyrë elektronike testi për patentë shoferi (e-testimi) ende nuk ka filluar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Procesi i testimit për pajisje me patentë shoferi është kritikuar vazhdimisht për parregullsi dhe keqpërdorime. Madje, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, në mars të këtij viti kur Ministria kishte vendosur kamera në sallat e testimit, kishte premtuar që testi elektronik të niste në muajin prill.

Por, ky projekt, sipas profesorit universitar dhe ish-drejtorit të Automjeteve në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit, Nol Deda, ka qenë i gatshëm të nisë që në vitin 2005, por nuk është aplikuar.