Aktuale

Territori i Kosovë më i madh sipas Serbisë se sa sipas komisionit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka pyetur komisionin shtetëror si ka mundësi të japin më pak territor se sa që ka dhënë Serbia në deklarimin e saj në Gjykatën Ndërkombëtare.

Osmani ka pyetur ekspertët se deri në sa metra lejohet ndryshimi i kufirit pas ratifikimit.

Ajo tha se Serbia ka thënë në Gjykatën Ndërkombëtare se Kosova ka territor prej 11 mijë metra katror, kurse komisioni shtetëror thotë më pak.

“Po supozojmë që i keni kadastrat nga Mali i Zi, kur janë dorëzuar pasi dikush thotë se janë dorëzuar para dy jave, dhe nëse kjo ka ndodh atëherë ju duhet të jepni përgjegjësi”, tha ajo./KosovaPress/