Aktuale

Tërnava: Trojet tona duhet t’i ruajmë si sytë e ballit

Tërnava dha mesazh për besimtarët që ta duan më shumë Kosovën, dhe të kujdesën për vendin e tyre, për të cilin u dha shumë gjak.

Rastet e tmerrshme që po terrorizojnë botën janë akte barbarë dhe larg cdo tolerance e mësimi që na ka dhënë Kurani, tha myftiu Tërnava. “Islami është kundër çdo vrasje e terrori ndaj çdo natyre nëpër botë. Kjo që po ndodh nuk është asgjë nga Islami”, tha ai.

I pari i Bashkësisë Islame në Kosovë, tha se duhet ruajtur e kujtuar sakrifica e të gjithë atyre që dhanë jetën për Kosovën.

“Trojet tona etnike shqiptare duhet t’i ruajmë si sytë e ballit, Kosovën tonë për të cilën u derdh gjak shumë që ne sot të jemi të lirë”, tha Tërnava.

“Allahu nuk e donë çrregullimin”, kështu e ka thënë edhe vetë Zoti, dhe ne të gjithë duhet ta mësojmë dhe përcjellim këtë mesazh, porositi myftiu. /KosovaPress/