Aktuale

Termokos: Molotovi nuk është gjetur në kompaninë tonë

Ndërmarrja Publike “Termokos” sqaron opinionin e gjerë dhe gjithë konsumatorët se si pasojë e një gabimi, që është përvjedhur në komunikatën e lëshuar sot në mëngjes nga Policia e Kosovës, në të cilën thuhet se në një depo të “Termokosit” janë gjetur 50 çanta me koktej Molotovi, nuk ka të bëjë asgjë me të vërtetën.

“Në fakt, objekti i bastisur nuk është pronë e ‘Termokos’ dhe nuk ka të bëjë asgjë me kompaninë tonë. Për më tepër ky objekt është në distancë rreth 100 metra larg nga ‘Termokos’ . Përndryshe, veprimtaria në ‘Termokos’  është duke u zhvilluar normalisht pa kurrfarë pengesash”, thuhet në njoftim të kësaj kompanie.