Aktuale

Termkolli: Është veprim i mjerë që PDK të fshehët pas opozitës

Deputetja e LDK-së, Melihate Termkolli, tha se ka thënë se i vjen keq që opozita ka rënë në kurthin e PDK-së me mocionin, ndërsa, është veprim i mjerë i PDK-së që fshehët pas opozitës.

Ajo tha se nuk ka dal të flas për të arriturat e Qeverisë por as për dështimet e Qeverisë që ka dështime serioze, por as për opozitën që e dëmtoi imazhin e Kosovës.

“Ka qe nja 4-5 muaj që Veseli nuk po udhëheq seancat dhe po themi që nuk ka vendimmarrja, vendimmarrja është këtu në Kuvend, ka 4-5 muaj që deputetët e PDK-së nuk po marrin pjesë në seancë, e as ministrat në mbledhje të qeverisë. Mocioni me vjen keq ta them por duhet ta them që është mocion që formalisht e ka ngrit opozita dhe më vjen keq që kanë ra në kurth të tjetërkujt. Është mjerane që PDK të fshehët pas opozitës”, tha ai.

Sipas saj, me vullnetin e qytetarëve që e tha Zenun Pajaziti, as fëmijët nuk mund ta përbinë këtë hipokrizi./KosovaPress/