Deputetja e LDK-së Melihate Tërmkolli ka akuzuar partitë në koalicion PDK-në dhe LDK-në për thirrjen e kësaj seance të jashtëzakonshme.
Këtë seancë ajo e ka quajtur pallavër, ndërsa tha se nuk ka se si të jetë e jashtëzakonshme kur e thërret shumica.
Tërmkolli tha se ka përpjekje që nga ky rast të ketë përfitime politike ndërsa tha se i vjen rëndë që në Kuvend dëgjon patetizma.
“Kuvendi nuk është me kajtë. Dilni kani jashtë sa të doni. Kuvendi është me zgjidh probleme e jo me kajt”, tha Tërmkolli.
Sipas saj pika ku duhet të gjendet e vërteta dhe drejtësia për Deharin duhet të fillojë nga dita kur është arrestuar dhe është mbajtur me muaj në burg.
Tërmkolli më tej tha se këtij vendi i duhet një pushtet e edhe një opozitë me fytyrë njeriu.