Një tërmet i fuqishëm raportohet të ketë rënë në Shkodër para një orë.
Tërmeti u regjistrua rreth orës 6:08 minuta. Lajmi u bë i ditur nga dhjetëra shkodranë pranë JetaOshQef.
“Tërmet në Shkodër, ishte shumë i fuqishëm sa të gjithë u zgjuam nga gjumi e dolëm jashtë. Nuk e di se ku e kishte epiqendrën, por u frikësuam shumë”, ka thënë një banor në Shkodër.
Sipas Institutit Sizmiologjik Europian tërmeti ka qenë me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë Rrësheni.
Tags:Shkodër