Rajon & Botë

Tërmeti në Japoni, rrezikoi edhe centralin bërthamor

Pas tërmetit që goditi Japoninë, që po njihet si një ndër tërmetet më të fuqishme ndonjëherë, ka pasur një zjarr në një fabrikë në qarkun Nishikimachi, në pjesën e centralit bërthamor Fukushima.

Autoritetet japoneze sapo i thanë BBC-së se janë duke shuar zjarrin i cili ka nisur rreth orës 06:40 minuta. Ata thanë se nuk ka asnjë shenjë të dëmtimit të centralit në këtë kohë.

    

Ndërkohë që po kritikohet Shërbimi Gjeologjik amerikan i cili parashikonte që tërmeti të ishte i 7.4 shkallë, e që për fat doli të jetë 6.9 shkallë të Riterit. Tërmeti, me epiqendër në det, u ndje edhe në kryeqytetin Tokio, për momentin nuk ka njoftime për viktima apo dëme. Mijëra persona evakuuan në zona të tjera.

Një tërmet dhe cunami i këtij lloji, së fundmi pati goditur Japoninë në vitin 2011 duke vrarë 18.000 njerëz. /KosovaPress/