Të paktën 54 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë druhen se janë bllokuar nënë rrënojat e ndërtesave të rrëzuara pas tërmetit të fuqishëm që goditi Indonezinë në mëngjesin e sotëm.
Ekipet e kërkim-shpëtimit në provincën Aceh, një zonë kjo që në të kaluarën është shkatërruar nga një tërmet masiv dhe tsunami më 26 dhjetor 2004 , kanë përdorur traktorët për t’i larguar rrënojat në përpjekje për t’i nxjerrë njerëzit e bllokuar në shtëpitë e veta, transmeton Express.
Tërmeti 6.5 ballë Rihter goditi në veri të qytetit të vogël Reuleuet, sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan. /Express/