Aktuale

Tërmeti në Greqi, ka dridhur edhe Maqedoninë

Tërmet me magnitudë prej tre ballësh sipas shkallës së Rihterit me epiqendër në Greqi, për të cilin kemi raportuar më herët, është ndjerë në mëngjesin e sotëm në orën 02:44 në pjesët jugore të Republikës së Maqedonisë.

Fakulteti Matermatikoro-­Natyror në Shkup njoftoi se intensiteti i tërmetit në territorin e Maqedonisë ka qenë midis tre dhe pesë ballë sipas Shkallës makro-sizmike evropiane.

Ky është tërmeti i dytë në 12 orët e kaluara me epiqendër në Greqi i cili është ndjerë në Maqedoninë Juglindore. I pari është regjistruar mbrëmë në orën 00:12 me magnitudë prej 5, ballë sipas Rihterit, ndërsa është ndjerë në Gjevgjeli, Bogdanc dhe Strumicë me intensitet prej katër deri në pesë ballë sipas Shkallës makro-sizmike evropiane. /KosovaPress/