Rajon & Botë

Tërmeti i fuqishëm dridh Oklahoman në SHBA (Foto)

Një tërmet i shkallës 5.0 magnitudë e ka goditur dje në mbrëmje Oklahoman qendrore, duke shkaktuar dëme në një numër ndërtesash.

Epiqendra e tërmetit shkundi qytetin Cushing, rreth 80 kilometra në verilindje të Oklahomba City, në orën 19:44 sipas kohës lokale, transmeton Express.

Dridhjet janë ndier deri në Teksas.

Autoritetet në Cushing kanë raportuar për dëme të mëdha, ndërsa shkollat do të mbyllen sot, në mënyrë që ndërtesat të kontrollohen./Express/