Aktuale

Tërmetet në Shqipëri lënë qytetarët në qiell të hapur

Tash e sa dite Shqipëria po përballet më lëkundjet e tokës.

Në kryeqytetin Shqipetarë por edhe në Durrës shumë banorë e kaluan natën jashtë për shkak të frikës nga lëkundjet e forta të tokës.

Si pasoje e këtyre termeteve 108 persona kanë mbetur të lënduar dhe janë paraqitur në spiatalet e Durrësit dhe Tiranës për të marrë ndihmën e parë mjekësore ndërkohë që mes tyre është edhe një turist i huaj.

Në të gjithë vendin janë dëmtuar 563 banesa, ndërkohë që 28 pallate kanë pësuar plasaritje por pa rrezik për shembje.

Ndërkohë që rreziku për dridhje të tokës vazhdon të jetë aktual.