Aktuale

Tërmet në Tiranë

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.2. Epiqendra ka qenë në Zall-Bastar në një thellësi 10 kilometra nëntokë.

Nga lëkundjet sizmike nuk ka dëme materiale. Edhe ditën e djeshme, vendi u godit nga një tërmet 2.8 ballë.

Epiqendra ka qenë në Velipojë në një thellësi 6 kilometra nëntokë, shkruan Tv Klan.