Rajon & Botë

Tërmet në rajonin e Selanikut

Një tërmet prej 4,9 ballë sipas Shkallës së Rihterit sot ka goditur rajonin e Selanikut, bëjnë të ditur mediat greke.

Sipas Shërbimit seizmologjik të Athinës, tërmeti, ka ndodhur në orën 14:12 sipas kohës locale. Ata thonë se goditja ishte në  thellësi prej 10 kilometra nën sipërfaqe të tokës.

Nuk është raportuar për viktima./KosovaPress/