Një tërmet i fuqishëm prej 7.1 ballësh ka goditur bregun e Zelandës së Re, sipas Monitoruesit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 168 kilometra në verilindje të qytetit Gisborne, në një thellësi prej 30 kilometrash, transmeton Gazeta Express.
Nuk ka pasur raportime të menjëhershme për viktima apo dëme.
Tërmeti nuk përbën rrezik për ndonjë cunami në bregun e Paqësorit në Kanada apo Shtetet e Bashkuara, ka thënë Qendra Kombëtare për Paralajmërimin e Cunamive e Shteteve të Bashkuara.