Kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të SHBA-ve, Pol Rajan tërhoqi sonte propozimin për anulimin e ligjit të ashtuquajtur Obamacare për shkak të mungesës së mbështetjes.
Rajan e tërhoqi propozimin, pasi Donald Trump e thirri dhe i kërkoi të përmbyllë debatin pa votim, tha zëdhënësja e tij Eshli Strong.
Me këtë njëri nga premtimet e presidentit amerikan se do të zëvendësojë ligjin për mbrojtje shëndetësore dhe me këtë të anulojë reformën e sistemit shëndetësor të ish-presidentit Barack Obama seriozisht është sjell në pyetje, pasi iu janë kundërvënë ashpër edhe disa republikanë, transmeton agjencia AP.
Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se dyshon se votimi për ndryshime në ligjin për mbrojtje shëndetësore në Dhomën Përfaqësuese do të ketë sukses.
Debati për Obamacare ishte paraparë për të enjten, por votimi ishte shtyrë për mungesë të mbështetjes.
Qëllimi i ligjit për mbrojtje shëndetësore e ish-presidentit Obama ishte zvogëlimi i numrit të amerikanëve që janë pa sigurime shëndetësore, ndërsa dhjetëra mijëra firma janë ftuar që të paguajnë pjesën e sigurimit shëndetësor për punëtorët e tyre. Trump ka vlerësuar se kjo ka dërguar deri te ulja e vendeve të punës dhe paralajmëroi se do të ketë votim në Dhomën Përfaqësuese, pavarësisht mbështetjes.