Një person është ngjitur në xhaminë e fshatit Velekincë të Gjilanit, dhe kishte filluar të shkaktonte dëme mbi minaren e kësaj xhamie.
Rastin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i PK-së për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.
Hashani tha se policia pas marrjes së informatës se një person është parë në minaren e xhamisë të fshatit Velekincë, ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin.
“Një person është parë në minaren e xhamisë, i cili ka shkaktuar disa dëme në minare,. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur që të lokalizoj të dyshimtin, pra e ka arrestuar”, ka thënë Hashani për KosovaPress.
Ai ka shtuar se ende nuk dihet nëse behet fjalë për ndonjë sulm, por se Policia e Kosovës po vazhdon të merret me rastin./KP





















