Aktuale

Tenton të ikë nga Kosova me dokumente fals, arrestohet

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar pasi që ka tentuar të udhëtojë me pasaportën të dyshuar si të falsifikuar.

Rasti ka ndodhur dje në Aeroportin “Adem Jashari”, thuhet në raportin e sotëm të rregullt të Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.