Aktuale

Tenton ta vrasë të dashurën me thikë, arrestohet 20 vjeçari

Është arrestuar një 33-vjeçar i cili tentoi të vrasë me thikë të dashurën e tij A.D. 20 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në Durrës, mëngjesin e sotëm.

“Antonio Zani 33 vjeç, banues në Durrës i ka shkuar në banesën e shtetases N.M., ku e dashura e tij ishte e punësuar si kujdestare nate për të zonjën e shtëpisë, e cila ishte invalide dhe si rezultat i një konflikti çasti e ka goditur disa herë me thikë në trup. Për pasojë i ka shkaktuar plagë të rënda dhe shtetësia A.D. ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu edhe autori i dyshuar ka marrë plagë në trup dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provës materiale policia i sekuestroi një thikë, një qese me një sasi lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva dhe tre aparate telefoni celularë.

Nga kryerja e veprimeve hetimore dyshohet se autori ka qenë nën ndikimin e lëndëve narkotike në momentin e kryerjes së veprës.

Zani është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe lëndëvë narkotike.