Aktuale

Tentoi të kryente marrëdhënie me dhunë me 14 vjeçaren, arrestohet 17 vjeçari

Policia e Vlorës ka arrestuar një 17-vjeçar pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 14-vjeçare.

F. Ç., banues në Vlorë, ditën e diel, ka shkuar në banesën e të miturës dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. I riu është kallëzuar në polici nga 14-vjeçarja. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.