Arsim & Kulturë

Tentimi i parë për ta rikthyer identitetin e Rock-uk në Mitrovicë

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Mitrovicë do t’i përkrahë tri grupet muzikore nga zhanri Rock, në tentimin për ta rikthyer sërish identitetin për Rokun në këtë komunë.

Drejtori i kësaj drejtorie, Fidan Ademi, ka pritur në një takim anëtarët e rinj të tri grupeve muzikore nga zhanri Rock në Mitrovicë, Ilda Krama, Tringa Sadiku, Luan Çeliku, Egzon Mustafa, Qendrim Dakaj, me të cilët ka diskutuar lidhur me mbështetjen që do t’iu ofrojnë kjo drejtori.

Drejtoria e Kulturës në krye me drejtorin Fidan Ademi, do të ju ofrojë këtyre bendeve muzikore.

Në fjalën e tij, Ademi, theksoi se ky është hapi i parë që DKRS-ja po tenton ta rikthej identitetin e Rock-uk në Mitrovicë. Ai shtoi se nuk do të ndalen me kaq por do të tentojnë ta zgjerojnë edhe më shumë këtë iniciativë, duke i përkrahur dhe motivuar të rinjët për ta rikthyer Rock-un sërish në këtë komunë.

Sipas komunikatës së komunës, vlen të theksohet se kjo drejtori do t’u ndihmon këtyre 3 bendeve muzikore ,duke i sponsorizuar ata me nga dy këngë në studio profesionale.

Kurse, të rinjtë e këtyre bendeve theksuan se ky hap do të jetë shumë inspirues për të ardhmen e tyre./KosovaPress/