Aktuale

Tentim vrasjeje në Podujevë, ia vjedhin 500 euro

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, tregon se dje në Podujevë është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti së bashku me një të dyshuar tjetër e kanë sulmuar fizikisht viktimën, dhe i kanë grabitur 500 euro.

Policia sqaron se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati. Policia këtë raste e ka cilësuar si tentim vrasje-grabitje.

Ky është njoftimi i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË-GRABITJE

Rr .Zahir Pajaziti, Podujevë, më 18.05.2017-02:25h. Është arrestuar një i dyshuar mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti së bashku me një të dyshuar tjetër e kane sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar dhe i kane grabitur 500 euro. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.