Aktuale

Tentim vrasje në Viti

Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi qe i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me mjet te mprehtë-thikë dy viktimat meshkuj, ka njoftuar policia.

Viktimat sipas policisë, kanë pësuar lëndime trupore dhe te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Gjilanit.

Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Flaka e Janarit” në Viti, derisa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./KosovaPress/