Aktuale

Tentim vrasje në Shtërpcë, arrestohet një person

Një person është arrestuar në Shtërpcë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me armë zjarri ka tentuar të vras viktimën mashkull.

Policia thotë se është konfiskuar një armë e gjatë dhe një gëzhojë. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.