Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë pasi që ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull.Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Ahmet Korenica”, në ora 10:30, thuhet në raportin e sotëm policor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.