Një person është qëlluar me armë zjarri në këmbë nga një i dyshuar në kryeqytet mëngjesin e hershëm të ditës së djeshme, njofton Policia.
Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur dhe ka konfiskuar tri gëzhoja.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. /KosovaPress/