Aktuale

Tentim vrasje në Prishtinë

Policia raporton se mbrëmë në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë, është arrestuar i dyshuari pasi që ekziston dyshimi i bazuar se derisa ka qenë me veturën e tij në lëvizje, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture tjetër, e cila po ashtu që ka qenë në lëvizje.

Nuk raportohet për të lënduar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.