Aktuale

Tentim vrasje në kryeqytet, nuk ka të arrestuar

Policia e Kosovës sqaron për të shtënat me armë që kanë ndodhur mbrëmë në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Sipas Policisë viktima ka raportuar se për arsye të panjohura punëtori i një lokali i dyshuari, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Predhat e shkrepura kanë goditur një lokal tjetër, me ç’rast është thyer xhami i lokalit dhe nga thyerja e tij lëndime trupore ka pësuar viktima.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar dy gëzhoja një fishek i kalibrit të vogël dhe një predhë. Nuk raportohet për të arrestuar./KosovaPress/