Aktuale

Tentim vrasje në Gjilan

Policia raporton se një i dyshuar pas një mosmarrëveshje që kishte me të dyshuarin tjetër, punëtor sigurimi në një diskotekë e ka sulmuar fizikisht atë duke tentuar që ta godiste me thikë.

Më pas punëtori i sigurimit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij duke e plagosur në këmbë. I plagosuri me armë zjarri është dërguar në tretman mjekësor ndërsa i dyshuari i dytë (punëtori i sigurimit) është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar arma e llojit CZ99. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.