Aktuale

Tentim vrasje në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person për tentim vrasje në Fushë Kosovë.

I dyshuari kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës duke e lënë të plagosur dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes me veturë, shkruan lajmi.net.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar tri armë, 5 fishekë dhe narkotikë. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli