Aktuale

Tentim për vrasje në Prishtinë

Një tentim për vrasje ka ndodhur në Prishtinë, kur persona të panjohur kanë qëlluar me zjarri në drejtim të një personi, i cili ka mbetur i plagosur.

Kjo ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur pas orës 17:00 dhe se i plagosuri është dërguar për trajtim në spital.

“Raportohet se te dyshuar te panjohur kane qëlluar me zjarri ne drejtim te viktimës mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK”, thuhet nga policia.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa hetimet po kryhen nga njësitet kompetente policore, por ende nuk ka ndonjë të arrestuar./FaktePlus