Në mesnatën e 31 tetorit, një person ka tentuar të vendos një eksploziv në një lokal në Prishtinë.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hyzri Talla” rreth orës 03:50. Tutje në raport thuhet se njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Rr. “Hyzri Talla”, Prishtinë 31.10.2019 – 03:50. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë tentuar të vendosin eksploziv në një lokal por nuk kanë arritur të vjedhin asgjë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevant”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.