Rajon & Botë

Tensionohet çështja, SHBA i kërkon ndihmë Gjermanisë

Vazhdon tensionimi i marrëdhënieve mes Iranit dhe vendeve perëndimore kryesisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe.

SHBA i kërkoi Gjermanisë t’i bashkohen misionit të Francës dhe Britanisë në Hormuz.

Janë edhe disa vende të BE që kanë kërkuar të shoqërojnë cisternat në Ngushticën e Hormuzit me anije ushtarake.

Shoqërizimi i cisternave është konsideruar nga Irani si provokim dhe Irani ka thënë se do të ketë lëvizje të tjera ku nuk do të pranojë provokimet e vendeve të tjera.

the authorBurbuqe Metolli