Një person ka ndërruar jetë pasi që ishte goditur nga tensioni i lartë i rrymës.
Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima nuk kishte shenja jete dhe se trupi i tij është dërguar për obduksion.
“Viktima mashkull K/Shqiptar gjersa ishte duke punuar, është goditur nga tensioni i lartë i rrymës, me ç’rast i njëjti ka ndërruar jetë. Njësit relevante kanë dal në vend të ngjarjes dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin policor.