Rajon & Botë

Tensione në Parlamentin Europian, Farage akuzohet për propagandë naziste

Ka pasur tensione në debatin e zhvilluar në Parlamentin Europian, gjatë diskutimin për votimin e largimit të Britanisë nga Bashkimi Europian.

Figura kryesore e fushatës së largimit të Britanisë nga BE’ja, Nigel Farage, është fishkëlluar dhe është quajtur gënjeshtar, por edhe u akuzua për “propagandë naziste”.

Në fjalën e tij, Farage u tha anëtarëve të parlamentit ‘jeni të mohuar si projekt politik’.

Parlamenti Europian ka mbajtur sot një seancë të posaçme përpara takimit me liderët e BE’së dhe me kryeministrin britanik , David Cameron, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo, në hapjen e seancës së Parlamentit Europian, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, tha se qeveria britanike duhet sa më shpejtë t’i sqarojë pozicionet e saj.