Aktuale

Tensione në Kuvend, Dërguti përlahet me kryetarin e veteranëve

Deputetja e Vetëvendosjes Aida Dërguti ka reaguar kundër kategorizimit të veteranëve duke akuzuar për këtë përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Kryetari i veteranëve Hysni Gucati që ishte i pranishëm në sallën ku po mbahej seanca ka reaguar ndaj fjalës së Dërgutit e cila edhe kjo ka qenë ushtare e UÇK-së.

Duke e parë këtë tensionim të situatës kryesuesi Sabri Hamiti ka dhënë pesë minuta pushim./KP